Nga Shqipëria / E Diel 25 Tetor 2020, 19:07

Fjolla Morina pozon e lumtur krah partnerit dhe i bën dedikimin më të ëmbël

Pak ditë më parë, këngëtarja Fjolla Morina bëri publike lidhjen me biznesmenin Fisnik Syla. Ajo publikoi një foto pranë tij në Instagram, krahas së cilës shkruate se dashuria e tyre ka fituar mbi gjithçka.

"Thone qe “Ne dashuri fiton kush iken”. Nuk eshte e vertete. Ne dashuri fiton ai/ajo qe rri. Dashuria nuk eshte e lehte! Ne dashuri duhet te dish te ndash dhimbjen, pasjonin, vuajtjet . Ndonjehere dashuria ve ne dyshim gjithcka qe ti ke besuar por kur dashuria eshte e vertet ateher ajo eshte ne gjendje te superoj cdo veshtiresi cdo pengese sepse dashuria fiton mbi gjithcka. Ne ne cdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua", shkroi Fjolla.

Pak minuta më parë, ajo ka publikuar dy foto të tjera me partnerin, në njërën prej të cilave shfaqet shumë e buzëqeshur. Këngëtarja i ka bërë një dedikim të ëmbël Sylës, teksa shkruan: "Vendi më i lumtur në botë është me ty!"