Reperi i njohur, Getinjo është shumë aktiv në rrjete sociale. Ai publikon vazhdimisht foto të ndryshme nga përditshmëria dhe jo vetëm.

Së fundmi, Getinjo është bërë nostalgjik për të shkuarën. Ai ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër të tijën, në një moshë shumë të vogël.

Në foton në fjalë, reperi shihet me flokë bjonde, pa bluzë dhe duke luajtur me top në natyrë. "Çfarë njeriu kam qenë", ka shkruar ai krahas.





