Elgit Doda dhe Klea Huta u bënë prindër për herë të parë me datë 4 qershor. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin Krid.

Që nga ai moment, dyshja kanë ndarë shpesh momente pranë të voglit në rrjete sociale, mirëpo pa i zbuluar portretin. Së fundmi, Klea ka zbuluar një tipar të adhurueshëm të tij: qerpikët!

Moderatorja ka publikuar në Instastory një foto të qerpikëve të gjatë të Kridit, krahas së cilës ka shkruar: "Jepja mamit qerpikët."





