Gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 477 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.
Betejën me këtë sëmundje nuk e kanë fituar një 64 vjeçar nga Elbasani, një 65 vjeçar nga Tropoja, një 77 vjeçar nga Tirana dhe një 81 vjeçar nga Gramshi.
Ndërkohë që në spitale po marrin trajtim mjekësor 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
