Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1315 të dyshuar për Koronavirus dhe janë konfirmuar 299 raste të reja.
Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja është si vijon: 184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë, 12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë, 8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan, 6 raste në Pogradec dhe Përmet, 5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë, 3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar, 2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas, 1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.
106 qytetarët kanë fituar betejën me Covid-19. Ndërkohë që në spitale po marrin trajtim mjekësor 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
