Nga Shqipëria / E Diel 25 Tetor 2020, 15:03

'T'i puth duart e shenjta', Arilena Ara surprizon të ëmën për ditëlindje

Sot është një ditë shumë e veçantë në familjen e Arilena Arës. E ëma e saj feston ditëlindjen dhe këngëtarja e ka uruar publikisht.

Sapo ora ka shënuar 00:00 ajo i ka dërguar urimin më të ëmbël, të cilin e ka ndarë dhe me ndjekësit në Instastory. Arilena shkruan se sot do të festojnë për bekimin më të madh në tokë, nënën.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime! Zoti të bekoftë me lumturi të pashtershme! Uroj që portreti dhe sytë e tu të jenë gjithmonë të qeshur dhe unë të jem aty t’i përqafoj përjetësisht…Të puth duart e tua të shenjta që më kanë përkëdhelur jetën. Gëzuar shpirt, sot festojmë për bekimin më të madh në tokë, NËNËN. Të dua”, ka shkruar ajo.