Qindra mbështetës të ekstremistëve të djathtë të Forca Nuovës kane sfiduar shtetrrethimin anti-Covid që hyri në fuqi natën e të shtunës nga ora 12 deri në 5 të mëngjesit ne Itali. Ekstremistët e djathtë sulmuan policinë me fishekzjarrë dhe u vunë flakën kazanëve të mbeturinave. Policia u kundërpërgjigj me shkopinj gome.
Natë trazirash ka patur edhe në Napoli ku shtetrrethimi dhe protestat vijojne prej dy ditësh.

Pavarësisht protestave, kryeministri italian Giuseppe Conte miratoi masa të reja të ashpra. Duke nisur nga kjo e dielë deri më 24 Nëntor, baret, restorantet dhe galeritë do të mbyllen akoma më herët që nga ora 6:00 e pasdites.
Në fillim të kësaj jave u përcaktua ora 11:00 e natës si afat për mbylljen.
Burimi: tvklan.al

