Nga Shqipëria / E Diel 25 Tetor 2020, 11:11

Në pritje të ëmbël: Çifti i showbizit do bëhen prindër për herë të tretë

Çifti shumë i njohur i showbizit do të bëhen së shpejti prindër për herë te tretë. Bëhet fjalë për aktoren shumë të dashur të filmave për fëmijë, Hilary Duff dhe këngëtarin Matthew Koma.

Hilary Duff është shtatzënë me fëmijën e saj të tretë. 33-vjeçarja bëri njoftimin emocionues në Instagram me një video të shkurtër me bashkëshortin e saj.

“Ne po rritemi. Kryesisht unë”, shkruan ylli i ‘Disney’. Klipi tregon Matthew prapa Duff duke perkedhelur barkun e saj.

Hilary ka një djalë, Luca, 8 vjeçar dhe një vajzë, Banks, një vjeçe. Gjinia e femijes se trete nuk eshte bere ende e ditur.