Nga Shqipëria / E Diel 25 Tetor 2020, 11:11

E dashuruar marrëzisht: Fifi bën tatuazhin e veçantë për partnerin

Prej kohësh këngëtarja shumë e pëlqyer nga publiku dhe që na sjell gjithnjë hite muzikore, Fifi është në një lidhje dashurie me një djalë me emrin Xhulio. Fifi tashmë e ka zyrtarizuar lidhjen dhe Xhulio është i vetmi që ajo ndjek në Instagram.

Mrëmjen e djeshme ne “Shiko Kush LUAN”, Fifi zbuloi se dashurinë për partnerin e saj e ka “gdhendur” në trup, duke e bërë tatuazh fjalen me te cilen e perkedhel.

Gjatë sfidës “Ndaje ose haje” Fifit iu bë kjo pyetje:
“Fifi të shohim në dorë një tatuazh të ri ku shkruhet “Stracciatella”. Na trego sot në “Shiko Kush LUAN” kuptimin ose ha…” Fifi vendosi mos të hajë por ta tregojë kuptimin e këtij tatuazhi.

“‘Stracciatella’ e thirri atë djalin që unë e kam qejf. Qaq shumë që e du, kam dasht me e ba tattoo”, u shpreh Fifi.