Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Tetor 2020, 21:09

'Nuk vij dot në emision', Luana acarohet me Capital T, publikohen mesazhet: Je çmendur?

Reperi shume i pelqyer nga publiku, Capital T eshte i ftuar mbremjen e sotme ne "Shiko kush luan". Në hapje të puntatës së sotme, moderatorja dhe autorja Luana Vjollca ndau me publikun një moment nga biseda e saj me Capital T pak para emisionit.

Luana tregoi si Trimi mendoi ta vendoste në lojë pak para emisionit duke i thënë “Nuk vij dot në emision”. Ndersa trimi zbuloi sesi reagoi moderatorja.

“Luana u acarua pak, mirëpo unë thashë meqënëse po bën lojna me neve, e unë po e bëj një lojë të vogël.”, duke shtuar çfarë i tha Luana: “Tallesh ti? Je i çmendur apo ça ke?”, më tha me aksent të Kosovës: “A je bre normal?”

Luana në fund duke qeshur i thotë: “T’u përshtata që të më kuptoje drejt”.