Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Tetor 2020, 20:08

E përjashtuan nga ‘Përputhen’, Shqipja kërcënon: Do fundosen shumë veta

Puntatën e djeshme të “Përputhen”, moderatorja Bora Zemani bëri të ditur se konkurrentja Shqipe Hysenaj është përjashtuar nga produksioni për shkak të sjelljes së saj të papërshtatshme. Përjashtimi i Shqipes ka sjellë reagime të shumta në rrjet nga një pjesë e publikut që i duket i drejtë largimi i saj dhe nga pjesa tjetër që i duket i padrejtë ky vendim.

Vetë Shqipja ka reaguar sot për këtë përjashtim, me një postim në Instastory ku falenderon të gjithë ata që e kanë mbështetur dhe shprehet se me drejtësinë e saj do fundosë shumë veta.

“Faleminderit të gjithëve për suportin tuaj. Nuk do jua harroj kurrë. Dhe ta dini që me ndihmën tuaj dhe drejtësinë time do fundosen shumë veta”, shkruan Shqipja.