Prej më shumë se një jave maskat janë bërë të detyrueshme edhe në ambientet e jashtme, por duket se qytetarët vazhdojnë të mos i zbatojnë rregullat. Më shumë se 5000 qytetarë janë gjobitur 9 ditët e fundit nga policia, për shkak se nuk mbanin maskë.
Tirana mban numrin më të lartë të gjobave, me rreth 2600 qytetarë.
Masat kanë ardhur në rritje. Ndërkohë që ditën e parë ishin 171 gjoba, me kalimin e ditëve ndeshkimet janë 5-fishuar, ku vetëm 48 orët e fundit janë gjobitur 1654 persona.
Më shumë se 700 gjoba janë vendosur nga Policia Rrugore, për personat që udhëtojnë në makinë me njerëz që nuk janë të afërm dhe nuk mbajnë maskën.
Javën e ardhshme policia parashikon që të vendosë pika kontrolli në pikat kyçe të qyteteve, aty ku ka më shumë lëvizje qytetarësh.
Burimi: tvklan.al
