Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Tetor 2020, 16:04

Përvjetori i fejesës/ Armina i dedikon Shkëlzenit fjalët më të bukura të dashurisë

Blogerja Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha janë bashkë prej më shumë se 5 vitesh. Dyshja janë përfolur dhe për një dasmë të mundshme, mirëpo ende nuk është caktuar një datë konkrete.

Sot është një ditë shumë e veçantë për çiftin, pasi festojnë përvjetorin e fejesës. Shkëlzeni i ka propozuar në vitin 2016, në liqenin Como të Italisë. Armina ka publikuar në rrjete sociale një foto nga dita në fjalë, si dhe disa momente të tjera pranë partnerit, duke i shoqëruar me fjalët më të ëmbla.

"Nuk do ta harrojë kurrë ditën kur më propozove me pamjen e liqenit dhe këngën ‘Young and beautiful’. Këtë vit e humbëm rutinën tonë të përvjetorit, por shpresoj se do të shkojmë së shpejti. Dashuria nuk është të shikosh njëri-tjetrin në sy, por të shikoni të dy në drejtim të njëjtë", ka shkruar ajo.