Përgjtë ditëve të fundit, numri i të infektuarve me Koronavirus në vendin tonë është rritur ndjeshëm, ashtu si dhe numri i të shtruarve në spitale.
Burime nga spitali Infektiv dhe Shefqet Ndroqi kanë raportuar për gazetën "Shqip" se i kanë ezauruar të gjithë kapacitetet për të pranuar të tjerë pacientë që do të kërkojnë ndihmë mjekësore. Të gjithë shtretërit janë zënë, duke sjellë kolaps në sistemin shëndetësor.
Pak kohë më parë, Manastirliu tha se nëse rastet do vazhdojnë të shtohen, do të përfshihen dhe spitalet rajonale.
