Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Tetor 2020, 15:03

Kosovë/ 2 viktima dhe ja sa raste të reja me Koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë publike të Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 1.056 të dyshuar për Koronavirus, nga të cilët janë konfirmuar 166 raste te reja.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 86 raste, komuna Gjilan 13 raste, komuna Fushë Kosovë 11 raste, komuna Podujevë 11 raste, komuna Prizren 10 raste, komuna Suharekë 8 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Drenas 4 raste, komuna Pejë 4 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Kamenicë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Malishevë dhe Mitrovicë.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me Covid-19 (1 rast Klinikë Infektive dhe 1 rast Spitali Pejë).