Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Tetor 2020, 13:01

Për 18 vite internet falas, prindërit i vendosin vajzës emrin më të pazakontë

Një çift nga Zvicra i kanë vendosur vajzës së tyre një emër shumë të pazakontë. Ata e kanë quajtur Twifia, por kjo e ka një arsye.

Çifti treguan për mediat e huaja se rastësisht panë një reklamë në Facebook nga një kompani lokale, ku thuhej se nëse e quanin fëmijën Twifia ose Twifius, do të përfitonin internet falas për 18 vite.

Ata kanë preferuar të mbeten anonim për shkak të njerëzve që i rrethojnë, duke mos dashur të justifikohen. Prindërit deklaruan se paratë me të cilat do paguanin internetin, do t'i vendosin në llogarinë e kursimeve që kanë hapur për vogëlushen.

Burimi: "nypost.com"