Nga Shqipëria / E Shtunë 24 Tetor 2020, 10:10

Ua ç'pati Tuna? Këngëtarja merr vendimin e papritur

Tuna është padyshim një ndër këngëtaret më të suksesshme dhe më të komentuara në vendin tonë. Mirëpo, ajo i ka munguar publikut, pasi ka një vit që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri.

Burime pranë "Prive" kanë bërë me dije se këngëtarja është shkëputur përkohësisht nga muzika. Ajo nuk do të vijë me këngë të reja, të paktën as në muajt në vazhdim.

Po ashtu, sipas burimeve, Tuna ka vendosur të mos shfaqet më në publik.