Në korrik të vitit që lamë pas u zbulua se reperja Melinda Ademi ishte në një lidhje dashurie me menaxherin e saj, Faton Aliu. Ajo ishte nën menaxhimin e kompanisë "Panda" që në fillime të karrierës së saj
.
Së fundmi, "n'Zoom" ka mësuar se Melinda dhe Fatoni janë ndarë dhe reperja nuk është më pjesë e "Panda Music". Kjo nuk është e gjitha, sepse tani ajo ka lidhur kontratë me kompaninë "RedBox" dhe ka gjetur një dashuri të re.

Melinda është lidhur me menaxherin e kompanisë së re, Granit Muhaxheri. Sipas "n'Zoom", raporti mes tyre është shumë serioz, pasi çifti kanë nisur bashkëjetesën në Prishtinë.






