Nga Shqipëria / E Premte 23 Tetor 2020, 23:11

10-vjetori i martesës/ Rama i bën surprizën e ëmbël Lindës, dyshja shfaqen duke u puthur

Disa vite më parë, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda kurorëzuan lidhjen e tyre në martesë. Dyshja organizuan një dasmë tradicionale, e cila u komentua shumë nga mediat.

Sot çifti kanë festuar 10-vjetorin e martesës, ku nuk ka munguar një surprizë e këndshme nga Rama për partneren. Ai ka publikuar një foto në rrjete sociale, ku shihet duke u puthur në buzë me Lindën, e cila mban në duar një buqetë të madhe me trëndafila.

"10 vjet", ka shkruar Rama krahas fotos romantike, duke e shoqëruar me një zemër.