Deputetja e Partisë Socialiste, Blerina Gjylameti është infektuar me Koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur vetë ajo, në një deklaratë për "Abc News".

Gjylameti e ka marrë përgjigjen e tamponit mbrëmjen e së hënës dhe është karantinuar së bashku me familjen. Kujtojmë se ajo është shtatzënë, në pritje të fëmijës së dytë.

Deputetja ka treguar për "Abcnews.al: se ka simptoma të lehta dhe po merr trajtim mjekësor në banesë.




