Spikerja e lajmeve Fabiola Hoxha dhe politikani Indrit Hoxha ishin të ftuar në emisionin "Rudina" këtë pasdite. Çifti kanë dalë për herë të parë së bashku në ekran për të rrëfyer historinë e njohjes së tyre.

Ata e kanë zyrtaruar lidhjen e tyre që prej 3 vitesh, mirëpo vetëm sot Fabiola ka marrë propozimin për martesë. Partneri e ftoi në vallëzim në studion e "Rudinës", nën tingujt e këngës "Thjesht të du", nga Flori Mumajesi.

Më pas, Indriti iu ul në gjunjë me një unazë në dorë, të cilën e vendosi në gishtin e Fabiolës. Mes emocionesh, çifti shkëmbyen një të puthur. Gazetarja u shpreh se nuk e priste propozimin dhe kjo ishte surpriza më e bukur që ka marrë në jetë.





