Nga Shqipëria / E Premte 23 Tetor 2020, 19:07

Shqipen e përjashtuan nga 'Përputhen', Andi reagon i revoltuar: Mua më ka hyrë në zemër...

Konkurrentja Shqipe Hysenaj është përjashtuar nga "Përputhen", për shkak të sjelljes së papërshtatshme në emision. Ky vendim u bë i ditur gjatë puntatës së sotme, nga moderatorja Bora Zemani.

"Konkurrentja Shqipe Husenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çfarë nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Duke i garantuar të gjithë shikuesit tanë, të çdo moshe, se "Top Channel", është i vendosur të mbrojë personalitetin dhe dinjitetin e të gjithëve, pavarësisht bindjeve dhe orientimeve të tij fetare, politike apo seksuale, ne kemi vendosur të përjashtojmë për një afat të pacaktuar Shqipen nga "Përputhen". Mbrojtja e parimeve nga të cilat drejtohet një shoqëri e lirë moderne, është më e rëndësishme se audienca e çdo programi", tha Bora.

Largimi i Shqipes nuk është pritur aspak mirë nga Andi, i cili është shprehur se Shqipja i ka hyrë në zemër. "Shqipja po e marrim si shembull është vajza më e keqe në botë, që mund të ekzistojë ndonjëherë. Mua si And më ka hyrë në zemër, tani unë për këtë punë kam ardhur këtu", tha mes të tjerash ai.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Repost from @perputhen_tch Andi i pezmatuar për largimin e Shqipes nga Per’puthen @topchannelalbania @andi.sh2 @borazemani @olsamuhameti

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on