Për shkak të sjelljes së papërshtatshme, Shqipja është përjashtuar nga "Përputhen". Ky vendim u bë i ditur gjatë puntatës së sotme, nga moderatorja Bora Zemani.
"Konkurrentja Shqipe Hysenaj, në mënyrë të përsëritur ka shfaqur sjellje të papërshtatshme dhe të dënueshme në raport me moralin shoqëror, çfarë nuk e klasifikon atë si një model që të rinjtë duhet ta ndjekin. Duke i garantuar të gjithë shikuesit tanë, të çdo moshe, se "Top Channel", është i vendosur të mbrojë personalitetin dhe dinjitetin e të gjithëve, pavarësisht bindjeve dhe orientimeve të tij fetare, politike apo seksuale, ne kemi vendosur të përjashtojmë për një afat të pacaktuar Shqipen nga "Përputhen". Mbrojtja e parimeve nga të cilat drejtohet një shoqëri e lirë moderne, është më e rëndësishme se audienca e çdo programi", u shpreh Bora.
