Këngëtarja dhe modelja shqiptare, Afërdita Dreshaj dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë çifti pak ditë më parë. Ata zbuluan se do të bëhen me djalë dhe po presin plot emocion ditën kur do ta marrin në krahë.

Afërdita është 5-muajshe shtatzënë, por është shfaqur në super formë këto kohë.

Madje në foton e fundit të postuar në Instastory, modelja i la fansat të habitur pasi shfaqej me barkun e sheshtë.

Afërdita ka pozuar me rrobabanjo, teksa po shijon pushimet në Miami me Jakubin.




