Nga Shqipëria / E Premte 23 Tetor 2020, 16:04

4 viktima nga Koronavirusi në vend, mes tyre profesori i njohur

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 4 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 469 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Viktimat janë një 21-vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT, një 49-vjeçar nga Elbasani dhe një 70-vjeçar nga Kurbini.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.