Nga Shqipëria / E Premte 23 Tetor 2020, 13:01

Para fundit të vitit, Gjermania përgatitet të nisë vaksinimin për koronavirus

E përditshmja gjermane "Bild" bën të ditur se Gjermania po përgatitet të nisë vaksinimin kundër koronavirusit përpara fundit të vitit.

Gjatë një video-konference, ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, tha se kompania BioNTech e Gjermanisë është afër miratimit të vaksinës së saj.

I pyetur se kur i pret vaksinat e para, Spahn ka thënë: “Kjo mund të ndodhë para fundit të vitit”

Ministria e Shëndetësisë planifikon të krijojë 60 qendra të posaçme vaksinimi, për të siguruar që vaksinat mund të ruhen në temperaturën e duhur, dhe u ka kërkuar 16 landeve federale të vendit që t’i japin adresat për to deri më 10 nëntor, raporton Bild.