Nga Shqipëria / E Premte 23 Tetor 2020, 10:10

Pasi humbi 45 kg, Adele shfaqet në publik dhe na mahniti me pamjen e saj

Këngëtarja me famë botërore, Adele prej kohësh ka qenë shumë e komentuar në media për ndryshimin e saj në pamje, duke humbur 45 kilogramë.

Këngëtarja së shpejti do të rikthehet edhe në ekran. Ajo do të drejtojë Saturday Night Live dhe është tejet e emocionuar. Lajmin e dha vetë Adele përmes një postimi në profilin e saj në Instagram ku shkruante: “Edhe tre ditë kanë mbetur”! 

Në promon e emisionit, këngëtarja shfaqet më elegante se kurrë, gati sa nuk njihet.

Trajneri personal i këngëtares, Peta Geraciomo, ka treguar se Adele nuk i është nënshtruar asnjë operacioni, por gjithçka është arritur falë një diete të kufizuar me kalori.

“Ajo është marrë shumë me ushtrime fizike dhe është ushqyer shëndetshëm. Pinte lëng jeshil çdo ditëj", tha trajneri.