Nga Shqipëria / E Enjte 22 Tetor 2020, 23:11

Pas shtatë vitesh, çifti i njohur i showbizit i japin fund martesës

Çifti i njohur i showbizit, aktorja Lake Bell dhe i shoqi, Scott Campbell i kanë dhënë fund martesës pas plot 7 vitesh. Lajmin e ka bërë të ditur vetë 41-vjeçarja, me anë të një postimi në Instagram.

Ajo ka shkruar se pavarësisht ndarjes do vazhdojnë ta respektojnë njëri-tjetrin, si dhe të jenë miq. Dyshja janë prindër të dy fëmijëve.

"Pas 9 vitesh bashkë, 7 vitesh të martuar, me 2 fëmijë rrëzëllues...Scott dhe unë po i japim fund martesës sonë, por do vazhdojmë të jemi një familje e dashur. Ne do vazhdojmë të jemi prindërit bashkëluftëtarë dhe shokë të ngushtë për të gjithë ditët tona", ka shkruar Lake.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by LAKE BELL (@lakebell) on