Nga Shqipëria / E Enjte 22 Tetor 2020, 22:10

Djali i 'Përputhen' bën deklaratën e papritur: Kam shkuar me meshkuj dhe femra për lekë

Pak kohë më parë, një ndër djemtë e "Përputhen", Graciano pranoi se është biseksual. Në puntatën e sotme, ai rrëfeu se fillimisht e ka nisur si punë, dhe jo se kishte ndjenja për meshkujt. Graciano tha se ka shkuar me meshkuj dhe femra për lekë.

Pjesë nga biseda në studio:

Graciano: E fillova si punë. Kam pasur shumë fitime, shumë gjëra. Nuk bëhem pishman për asgjë në jetë, kam shfrytëzuar trupin tim. Nuk i jap llogari askujt.

Arjan Konomi: Kemi mënyrën e të bërit seks, mund të jetë homoseksual, biseksual, heteroseksual e të tjera dhe ka një gjë tjetër që është prostitucion. Ti Graciano je biseksual sepse të tërheqin femrat dhe meshkujt, apo ti këtë gjë e ke bërë një punë sepse ke dashur të fitosh lekë?

Graciano: Më parë nuk kisha ndjerë për meshkujt, e bëja për para, po përderisa e kam bërë diçka të tillë dhe ka pasur meshkuj aty, biseksual quhesh, se ke shkuar me të dyja gjinitë.

Arjan Konomi: Të ka shtyrë ndjenja apo paraja?

Graciano: Normal që paraja në fillim, por me kalimin e kohës më pëlqeu si gjë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

#repost @perputhen_tch Shokon Graciano, pranon se ka shkuar me cifte për para @topchannelalbania @gracianomerkaj @arjankonomi_topch @borazemani @olsamuhameti

A post shared by Top Channel (@topchannelalbania) on