Pak kohë më parë, një ndër djemtë e "Përputhen", Graciano pranoi se është biseksual. Në puntatën e sotme, ai rrëfeu se fillimisht e ka nisur si punë, dhe jo se kishte ndjenja për meshkujt. Graciano tha se ka shkuar me meshkuj dhe femra për lekë.
Pjesë nga biseda në studio:
Graciano: E fillova si punë. Kam pasur shumë fitime, shumë gjëra. Nuk bëhem pishman për asgjë në jetë, kam shfrytëzuar trupin tim. Nuk i jap llogari askujt.
Arjan Konomi: Kemi mënyrën e të bërit seks, mund të jetë homoseksual, biseksual, heteroseksual e të tjera dhe ka një gjë tjetër që është prostitucion. Ti Graciano je biseksual sepse të tërheqin femrat dhe meshkujt, apo ti këtë gjë e ke bërë një punë sepse ke dashur të fitosh lekë?
Graciano: Më parë nuk kisha ndjerë për meshkujt, e bëja për para, po përderisa e kam bërë diçka të tillë dhe ka pasur meshkuj aty, biseksual quhesh, se ke shkuar me të dyja gjinitë.
Arjan Konomi: Të ka shtyrë ndjenja apo paraja?
Graciano: Normal që paraja në fillim, por me kalimin e kohës më pëlqeu si gjë.
