Gjatë puntatës së sotme të "Përputhen" debati në studio ka shpërthyer si asnjëherë më parë. Tea i kërkoi produksionit të largojë Shqipen ose ta mësojë si të sillet.
"Ju si produksion duhet të merrni masa, ose duhet të largoni Shqipen nga ky emision nëse vazhdon me këtë sjellje, ose duhet ta mësoni si të sillet. Nuk është normale që ju të lejoni një person të vijë këtu, të bullizojë dhe të ofendojë çdo kandidat. Për mua nuk është normale, nëse ju vazhdoni me kaq pak seriozitet ta mbani Shqipen kështu siç është, unë dal që tani nga emisioni", u shpreh ajo.
Shqipja iu kundërpërgjigj ashpër, duke i përmendur balonin gastrik, një metodë trajtimi bashkëkohore i cili lejon të kemi një rënie në peshë pa qenë nevoja t'i drejtohemi kirurgjisë, të cilën Tea e bëri pak ditë më parë.
"Qetësohu m Tea! Të ka bërë baloni keq më duket", tha Shqipe, duke bërë që Tea të largohej nga studio. Pas saj doli menjëherë Andi, Ana dhe pjesa tjetër e kandidatëve.
