Modelja shumë e dashur për publikun, Oriola Marashi ka hapur sfilatën e markës së njohur ndërkombëtare të veshjeve dhe aksesorëve "Guess". Me anë të disa postimeve në rrjete sociale, ajo ka treguar se ndihet shumë e nderuar.

Oriola ka ndarë disa video në Instastory, ku shihet duke u përgatitur për spektaklin. “Duke hapur shfaqjen, ndihem e nderuar. Në dashuri me ‘look-un’ tim të parë. I dua veshjet e mia”, ka shkruar ajo.

Po ashtu, modelja ka publikuar disa foto në profilin e saj, duke falenderuar themeluesin e "Guess", Paul Marciano. "Faleminderit për motivimin dhe besimin që ke te unë! Ndihem e nderuar të punoj dhe një vit tjetër me një gjeni, me të vetmin Paul Marciano! Faleminderit, faleminderit", ka shkruar Oriola.

Ajo shihet e kuruar deri në detaje, e veshur me një bluzë të bardhë dhe xhinse. Modelja ka marrë urime të shumta nga miqtë dhe fansat.





