Moderatori i njohur shqiptar Xhani Shqerra është infektuar nga Koronavirusi. Lajmin e ka bërë të ditur "Newsbomb.al", ndërsa Xhani nuk e ka konfirmuar ende zyrtarisht.

Gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur, si dhe nuk dihet si është infektuar.

Kujtojmë se Xhani, prezantues, këngëtar, model dhe balerin, është padyshim një ndër emrat më të dashur për publikun shqiptar. Aktualisht ai po merret me moderimin e një emisioni televiziv.





