Nga Shqipëria / E Enjte 22 Tetor 2020, 16:04

Rritet numri i viktimave/ 3 qytetarë humbin jetën nga Koronavirusi në vend

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit 3 qytetarë kanë humbur jetën nga Koronavirusi, duke e çuar në 468 numrin e përgjithshëm të viktimave në vendin tonë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, e kanë humbur betejën me COVID19 një 62 vjeçar dhe një 80 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Mirdita, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 258 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.