Nga Shqipëria / E Enjte 22 Tetor 2020, 14:02

Është zhdukur nga skena dhe rrjetet sociale, zbulohet ç'ka ndodhur me Feron

Prej disa javësh, Fero është zhdukur nga rrjetet sociale dhe jeta publike. Reperi po i mungon fansave dhe kurioziteti se ç'po kurdis ai ka qenë i madh.

Lajmet kanë qenë të shumta rreth këtij largimi duke aluduar edhe se reperi ka lënë muzikën.

Mirëpo, "Privé" ka mësuar se artisti është në Kosovë e këtë kohë po e kalon në studion e tij “Gang Gang Entertainment” ku po punon në albumin e tij të dytë e po ashtu për artistët e tjerë.

Rikthimi i tij në muzikë e në rrjete sociale nuk do të vonojë shumë.