Aktori turk Kenan Imirzalioglu është bërë baba për herë të parë. Bashkëshortja e tij Sinem Kobal ka sjellë në jetë vajzën e tyre teksa lajmi bëhet i ditur nga mediat turke.

Gazetarët kanë zbuluar se Kenan Imirzalioglu ka personalizuar 5 dhoma të spitalit për të ftuarit dhe familjen. Në katin e spitalit ku po qëndron bashkëshortja dhe vajza e aktorit, lejohet të hyjnë vetëm doktorët dhe infermierët.

Kenan gjithashtu ka shpërndarë çokollata për të gjithë stafin e spitalit pas ardhjes në jetë të vajzës.

Pak minuta më parë, çifti ka lënë spitalin dhe janë fotografuar nga paparacët. "Bebi dhe unë jemi mirë", tha bashkëshortja e aktorit.

Ndërsa Kenan u shpreh: "Faleminderit që erdhët. Është ndjesi kaq e bukur të bëhesh baba. Kam asistuar në lindjen e Sinemit, isha aty çdo moment".



