Nga Shqipëria / E Enjte 22 Tetor 2020, 13:01

Maluma fotografohet me të dashurën e re, kush është vajza që i rrëmbeu zemrën këngëtarit

Pas ndarjes së bujshme nga modelja e njohur Natalia, Maluma ka nisur një lidhje të re. Këtë herë vajza që i ka vjedhur zemrën këngëtarit nuk është aspak një person i njohur në botën e showbizit. 

Këngëtari kolumbian u fotografua së fundmi me Susana Gomez në rrugët e Los Angeles, teksa ishin veshur me bluza njësoj ku shkruhet “Hawai”, titulli i këngës së Malumas.

Maluma e kishte kombinuar bluzën me pantallona të shkurtra të verdha dhe një palë atlete portokalli ndërsa Susana kishte veshur tuta gri.

Këngëtari i vuri re paparacët që po e fotografonin teksa shikonte telefonin e tij.