Nga Shqipëria / E Enjte 22 Tetor 2020, 13:01

Zbulohet emri që i vendosën princ Leka dhe Elia Zaharia vogëlushes së porsalindur

Sot Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia u bënë prindër për herë të parë. Elia solli në jetë një vajzë dhe nënë e bijë gëzojnë shëndet të plotë.

"Abcnews.al" ka mësuar se çifti e ka pagëzuar të bijën me emrin Geraldina, duke trashëguar emrin e Mbretëreshës.

Princeshë Elia dhe Princi Leka kanë qenë shumë të rezervuar gjatë kësaj kohe duke mos postuar asnjë foto gjatë shtatzënisë teksa pritet në vazhdim të na prezantojnë me vogëlushen.

Kujtojmë që lajmi se çifti do të bëhen prindër u zbulua në fillim të këtij muaji, kur paparaci i "Panorama plus", i fotografoi princin dhe Elian duke ecur në këmbë në rrugët e Tiranës.