Nga Shqipëria / E Enjte 22 Tetor 2020, 13:01

E fundit/ Princ Leka bëhet baba për herë të parë, Elia sjell në jetë një vajzë

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi dhe sot Princ Leka dhe princeshë Elia Zaharia janë bërë prindër për herë të parë. Burime për revistën "Who" bëjnë të ditur se Elia ka sjellë në jetë një vajzë.

Emri i vogëlushes nuk bëhet i ditur, ndërsa gjendja shëndetësore e saj dhe e Princeshë Elias është mjaft e mirë.

Kujtojmë që lajmi se çifti do të bëhen prindër u zbulua në fillim të këtij muaji, kur paparaci i "Panorama plus", i fotografoi princin dhe Elian duke ecur në këmbë në rrugët e Tiranës.

Kujtojmë se Elia dhe Princ Leka janë martuar në vitin 2016.