Mediat turke kanë zbuluar së fundmi se aktori turk Burak Deniz ka nisur një lidhje të re dashurie. Vajza që i ka rrëmbyer zemrën aktorit është Didem Soydan. Modelja është me origjinë shqiptare, por ka lindur në Turqi dhe është 36 vjeç.

Didem është shumë e komentuar në mediat turke për pozat e saj provokuese ndërsa Burak është ndër aktorët më të pëlqyer nga publiku.

Vetë Didem e ka konfirmuar lidhjen e tyre duke u shprehur: "Jemi bashkë dhe shumë të lumtur".

Ndërsa Burak ka postuar në rrjete sociale një foto të tyre të përqafuar. Aktori është i njohur në Shqipëri e Kosovë me rolin e "Muratit" në serialin "Dashuria nuk njeh fjalë".







