
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Irak, ku një grua ka hedhur në lumin Tigër dy fëmijët e saj të vegjël. Ajo është identifikuar dhe arrestuar nga policia.
Skuadra e specializuar e forcave të Irakut ka nxjerrë trupat e dy vogëlushëve, 3 dhe 1 vjeç. Në rrjet kanë qarkulluar pamje që tregojnë veprimin monstruoz të gruas, e cila ka ngjallur shumë zemërim në Irak.
Gjatë një hetimi, gruaja ka pranuar se i ka vrarë fëmijët për shkak se i shoqi po i kërkonte divorcin. Babai i dy fëmijëve është shfaqur duke qarë për dy fëmijët e tij në vendin e krimit.
Burimi: "Abc News"