Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Tetor 2020, 21:09

Shkarkohet nga detyra zv. ministrja e Financave

Zv.ministrja e Financave Belinda Ikonomi është liruar nga detyra. Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave dhe ende nuk dihet shkaku.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Znj. Belinda Ikonomi, zëvendësministër i Financave dhe Ekonomisë, lirohet nga kjo detyrë. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në vendim.

burimi: "Abc News"