Gjatë puntatës së sotme të "Përputhen", Andi dha mendimin e tij rreth takimit me Shqipen dhe takimit me Tean. Ai u shpreh se Tea është më serioze, ndërsa Shqipja ndonëse është 28-vjeç, sillet si një vajzë 15-vjeçare.
Pjesë nga biseda në studio:
Andi: Me Tean është diçka më formale, diçka më serioze...
Shqipe: Shqipja është gallat, karagjoze, se mora vesh...
Andi: Shqipja është pak më sportive moj, mos u nxito kur flet, duro.
Shqipe: Jo po shpjegohu mirë!
Andi: Ti mund të kesh një moshë 28-vjeçe, po nuk e di pse kur del me mua në takim ti je 15. Normalisht që dhe unë do nxjerr atë anën time "fëmijërore", siç e nxjerr edhe ti. Të gjithë e kemi një pjesë serioze kur duhet dhe të gjithë e kemi një anë fëmijërore.
