Këtë të mërkurë në Romë është mbajtur premiera e dokumentarit "Francesco". Ky dokumetar trajton çështje të tilla si: migracioni, varfëria, pabarazia racore dhe njerëzit më të prekur nga diskriminimi.
Gjatë premierës, Papa Françesku ka mbështetur për herë të parë bashkimet civile, martesat mes njerëzve të së njëjtës gjini.
Ai ka shprehur hapur miratimin e tij në një intervistë lidhur me dokumentarin. Papa tha se homoseksualët kanë të drejtë të jenë një familje, pasi janë bijë të Zotit.
"Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë një familje. Ata janë bijë të Zotit. Askush nuk duhet të lihet mënjanë ose të jetë i mjerë për këtë shkak. Ne duhet të kemi një ligj të bashkimit civil", u shpreh mes të tjerash ai.
Vërejtjet e Papës do të vijnë si një tronditje për miliona katolikë romakë që kanë ndjekur prej kohësh doktrinën se marrëdhëniet homoseksuale janë mëkatare.
Kisha Katolike mëson se prirjet homoseksuale nuk janë mëkatare, por se aktet homoseksuale janë. Po ashtu, udhëzon se homoseksualët duhet të trajtohen me dinjitet.
Paraardhësit e Papa Françeskut, përfshirë Benedict XVI dhe John Paul II, dënuan martesën e të njëjtit seks gjatë mandatit të tyre papnor. Një dekadë më parë, vetë Papa Françesku kishte kundërshtuar legjislacionin për të miratuar martesat e të njëjtit seks në Argjentinë, kur ishte Kryeshkop i Buenos Aires. Megjithatë, ai kishte mbështetur një lloj mbrojtje ligjore për të drejtat e çifteve homoseksuale në atë kohë.
Pak pasi u bë Papa, Françesku u tha njerëzve homoseksualë "Ne duhet të jemi vëllezër", duke shtuar: "Nëse një person është homoseksual, kërkon Zotin dhe ka vullnet të mirë, kush jam unë që ta gjykoj?"
Burimi: "Daily Mail"
Përshtati: "Xing.al"
