Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Tetor 2020, 16:04

111 raste vetëm në Tiranë, ja sa raste me Covid u shënuan gjithsej në 24 orët e fundit

Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 21 tetor 2020

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1375 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 297 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10.341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.