Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Tetor 2020, 14:02

Dielli vjen në shtëpi/ Arbana i bën pritjen madhështore vogëlushit të porsalindur

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani është bërë nënë për herë të dytë. Lajmin e bukur e dha dy ditë më parë partneri i moderatores, regjisori i njohur Eduart Grishaj me një foto ku shfaqej me vogëlushin e sapoardhur në jetë. Arbana dhe Eduarti i kanë vendosur djalit emrin e veçantë, Diell.

Sot Dielli është mirëpritur në shtëpi me një atmosferë shumë të ngrohtë. Ka qenë Xhemi dhe Eduarti që kanë publikuar pamjet nga mirëpritja madhështore.

Ambienti i shtëpisë është zbukuruar me tollumbaca, arusha dhe në qendër shkruhet "Mirëseerdhe bebi Diell".

"Lumturi", shkruan Xhemi krah fotos ku shfaqet me Arbanën përqafuar.