Nga Shqipëria / E Mërkurë 21 Tetor 2020, 12:12

'Më shkatërroi familjen', pasi Fjolla zyrtarizoi lidhjen, reagon bashkëshortja e Fisnik Sylës

Fjolla Morina zyrtarizoi mbrëmë lidhjen me Fisnik Sylën, biznesmenin me të cilin u arrestua pak javë më parë. Fjolla i bëri një dedikim dashurie Sylës ku shprehej se dashuria e tyre fitoi mbi gjithçka.

"Thone qe 'Ne dashuri fiton kush iken'. Nuk eshte e vertete. Ne dashuri fiton ai/ajo qe rri. Dashuria nuk eshte e lehte! Ne dashuri duhet te dish te ndash dhimbjen, pasjonin, vuajtjet . Ndonjehere dashuria ve ne dyshim gjithcka qe ti ke besuar por kur dashuria eshte e vertet ateher ajo eshte ne gjendje te superoj cdo veshtiresi cdo pengese sepse dashuria fiton mbi gjithcka. Ne ne cdo pengese fituam njeri tjetrin. Te dua", shkruante Fjolla.

Fisnik Syla është baba i dy fëmijëve, ndërsa n’Zoom.biz shkruan se bashkëshortja e Fisnikut ka treguar se ka qenë e martuar me të prej 10 vitesh dhe tashmë kjo marrëdhënie sipas saj mori fund prej Fjollës.

“Atyre që deshten shkatërrimin e familjes marrshin nga jeta atë që e meritojnë”, mësohet të jetë shprehur ajo.