Aktorja e njohur, Emma Roberts është në pritje të ëmbël, por përpara se ta jepte vetë këtë lajm, e zbuloi fillimisht nëna e saj aksidentalisht.

"Unë e mbajta lajmin e shtatzënisë të fshehtë, por fatkeqësisht nëna ime ka Instagram. Dhe nëna me Instagram-in, janë një kombinim i keq", tha 29-vjeçarja.

"Është gjëja më e keqe që kam bërë ndonjëherë", tha ajo për faktin që i ka blerë të ëmës telefon.

“Ishte një katastrofë. Isha në aeroplan dhe nuk mund të shkoja tek ajo. As nuk mund ta sulmoja", tregoi Emma Roberts.

Aktorja e famshme i bëri bllok në Instagram nënës së saj, Kelly Cunningham.
"I bëra bllok për një moment", tha ajo duke shtuar se është një “histori e mirë për t’ia treguar bebes".



