Nga Shqipëria / E Martë 20 Tetor 2020, 19:07

Lumë kërkesash nga vajzat, shpërthen ish-sulmuesi i Juventusit: Boll, s’duroj dot më

Sulmuesi bullgar Veleri Bozhinov është një prej futbollistëve më të adhuruar nga vajzat, por mesa duket ai është lodhur nga kërkesat e shumta.

Bozhinov nëpërmjet një postimi në rrjete sociale bën të ditur se çdo ditë merr kërkesa nga vajzat për t’u përmbushur dëshirat seksuale.

“Vajza, nuk duroj do më! Boll më kërkuat seks në ‘inbox’”, shkruan 34-vjeçari. Bozhinov aktualisht është pjesë e Levskit të Sofies, ndërsa në të shkuarën ka veshur edhe fanellat e skuadrave si Juventus apo Mançester Siti.

Kujtojmë që në muajin janar, teksa ishte futbollist i lirë, sulmuesi bullgar, i është ofruar Partizanit, por tratativat për transferimin e Bozhinov në Shqipëri dështuan.

Burimi: Panoramasport