Përditësimi i situatës nga Covid-19 / datë 20 tetor 2020
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1407 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me Covid 301 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 144 raste në Tiranë, 30 raste në Korçë, 27 raste në Fier, 26 raste në Vlorë, 12 raste në Berat, 10 raste në Elbasan, 7 raste në Durrës, 6 raste në Gramsh, 5 raste në Patos, 4 raste në Kavajë, 3 raste në Dibër, Roskovec, 2 raste në Shkodër, Devoll, Has, Mallakastër, Sarandë, Tepelenë, Klos, Skrapar, Ura, Vajgurore, 1 rast në Krujë, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Bulqizë, Memaliaj.
Janë shëruar 58 qytetarë duke e çuar në 10.225 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 255 pacientë, 22 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 56 vjeçare nga Fieri, një 60 vjeçare nga Lezha, një 69 vjeçare nga Tirana dhe një 73 vjeçar nga Korça.
